13.2 C
Mitrovice
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Rënia e 26-vjeçarit nga kati i tetë në Skenderaj, policia njofton për vdekjen e tij

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 26-vjeçari që ka rënë nga kati i tetë i një objekti banesor në Skenderaj mbrëmjen e së dielës ka vdekur.

Në njoftimin e policisë thuhet se si pasojë e lëndimeve të marra, pas një kohe të shkurtër i ndjeri ka humbur jetën, shkruan Insajderi.

Njoftimi i plotë:

Vdekje e dyshuar

Me datë 24.08.2025, rreth orës 21:00, policia në Skenderaj është njoftuar se një person kishte rënë nga kati i tetë i një objekti banesor dhe ishte transportuar menjëherë në emergjencën e QKMF Skenderaj.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjajres mirëpo pas një kohe të shkurtër, nga ekipi mjekësor ishte konfirmuar se personi 26 vjeçar, i gjinisë mashkullore, si pasojë e lëndimeve të pësuara kishte humbur jetën.

Të gjitha njësitë kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjajres dhe janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit. /Insajderi.org/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT