Rritja e madhe e rasteve të reja në Mitrovicë po vazhdon teska në 24 orët e fundit janë shënuar 78 raste të reja, shkruan Mitrovica SOT.
Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në raportin e saj të përditshëm.
Në nivel vendi janë shënuar 1765 raste të reja dhe janë shënuar 5 raste të humbjes së jetës.
Janë shëruar 121 persona ndërsa numri total i rasteve aktive ka shkuar në 10.183.



