Në mbledhjen e sotme të Komitetit për koordinim dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike u diskutua për vendosjen e masave të reja anti COVID. Derisa ende s’janë bërë të ditura të gjitha rekomandimet, shkollat në vend synohet që të mbesin të hapura.
Pas përfundimit të takimit, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, para mediave ka deklaruar se akoma nuk kanë marrë vendime të caktuara, por sipas tij diskutimet rreth kësaj çështje janë duke vazhduar.
Latifi ka thënë se në takim është diskutuar veçanërisht për masat anti-COVID dhe për përhapjen e virusit, por që sipas tij, Kosova qëndron më mirë sesa vendet e rajonit.
Tutje ministria ka apeluar për vaksinim derisa ka thënë se rekomandimet pritet t’i dërgohen Qeverisë sot në mbrëmje apo nesër në mëngjes.
Ndërsa, ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka theksuar se janë të interesuar që shkollat t’i mbajnë të hapura
Ajo ka shtuar se do të mblidhet nesër Task-Forca e kësaj ministrie për të marrë një vendim lidhur me këtë aspekt. /Demorkacia.com/