7.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 14 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Rejhan Vuniqi infektohet me koronavirus: Kam dhimbje të forta në gjithë trupin

Zyrtarja e Aleancës Kosova e Re, Rejhan Vuniqi, ka bërë të ditur se është infektuar me virusin COVID-19.

Në njoftimin e saj, Vuniqi, ka treguar për dhimbjen që po ia shkakton ky virus, teksa thotë se edhe gjatë kohës sa po e shkruante njoftimin, po ndjen dhimbje të forta në gjithë trupin.

Ajo ka porositur çdokënd që në momentin kur të kenë simptoma sado të lehta, të shkojnë dhe ta bëjnë testin e koronavirusit.

Shkrimi i saj i plotë:

Të dashur miq!

Virusi COVID-19 mbërriu edhe tek unë, me një egërsi të papërshkrueshme, sa që edhe tani kur po shkruaj këtë postim, ndjej dhimbje të forta në gjithë trupin.

Unë vetëm deshta të përqoj një mesazh tek të gjithë ju që ende nuk jeni prekur nga ky virus dhe keni fatin të jeni të shëndoshë. Përveq, që kurrë mos i largoni maskat nga fytura kur të jeni jashtë, dezinfektoni duart sa herë që të keni kontakt me dikë dhe më e rëndësishmja, rrini sa më shumë në distancë me njerëzit që i takoni. Njerëzit asimptomatik dhe ata që hezitojnë të bëjnë testin edhe pse kanë simptoma, janë rreziku më i madh.

Prandaj distanca fizike është shumë me rëndësi.

Në momentin që keni qoftë simptomën më të lehtë, bëjeni testin dhe nëse jeni pozitiv, izolohuni sepse vetëm në këtë mënyrë e izoloni edhe virusin dhe nuk e bartni tek të tjerët.

Zoti ju ruajt dhe KUJDES!

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT