Një burrë nga fshati Mihaliq i Vushtrrisë ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga reja e tij.
Gazeta Sinjali mëson përmes burimeve se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshja që ka pasur e dyshuara me djalin e viktimës.
Sipas dëshmisë së viktimës, ai kishte shkuar për të parë se çfarë po ndodh dhe në ato momente është sulmuar nga gruaja e djalit (reja e tij).
Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 21:30.
Me rastin po merren organet kompetente./Gazeta Sinjali/



