29.7 C
Mitrovice
E mërkurë, 20 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Reja e rrah vjehrrën, e bën për spital

Në fshatin Tërnav të Podujevës, ka ndodhur një zënkë në mes të vjehrrës dhe resë, e cila ka eskaluar në dhunë fizike, transmeton Gazeta Metro.

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Ternavë të Podujevës, rreth orës 12 00, ka ndodhur një mosmarrëveshje në mes të resë dhe vjehrrës, ku më pas kjo zënkë ka eskaluar në dhunë fizike. Siç raporton policia, e dyshuara femër ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj, pas një mosmarrëveshje.

Viktima që në këtë rast është vjehrra ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor./Gazetametro.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT