Aktori i njohur, Fatos Berisha ka reaguar pasi KESCO tha se pas një analize të bërë ka rezultuar se vetëm 7% e konsumatorëve janë prekur nga tarifat e reja të energjisë elektrike.
Berisha tha se atij për këtë muaj i ka ardhur fatura dyfish më e shtrenjtë ndonëse që dy muaj jeton në Shkup.
“KESCO bën një analizë, vetëm 7% e konsumatorëve u prekën nga tarifat e reja të energjisë.” Ndoshta une jam ne kete 7%, por si mund te jete keshtu kur ne fakt ka me shume se 2 muaj qe jetoj ne Shkup. Dallimin e faturave shihni me poshte:”, ka shkruar ai në “Twitter”, teksa ka bashkangjitur faturat e dy muajve të fundit.
“KESCO bën një analizë, vetëm 7% e konsumatorëve u prekën nga tarifat e reja të energjisë.”
Ndoshta une jam ne kete 7%, por si mund te jete keshtu kur ne fakt ka me shume se 2 muaj qe jetoj ne Shkup.
Dallimin e faturave shihni me poshte: pic.twitter.com/lIcyMaGm1g— Fatos Berisha (@FatosBerisha) March 2, 2022