Muhamet Ramadani ka improvizuar një hapësirë në oborrin e shtëpisë së tij për t’i bërë stërvitjet.
Ky vend është bërë përditshmëri për të, pasi që me anë të këtyre stërvitjeve ai ka arritur të na bëjë krenar përsëri. Kjo për arsye se ai ka fituar medaljen e artë në kampionatin ballkanik në Turqi në garën e hedhjes së gjyles. Muhamet Ramadani për të gjithë tashmë po njihet si e ardhmja e atletikës së Kosovës.


