3.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 5 Mars, 2025
spot_imgspot_img

Refuzimi i Kurtit për t’u paraqitur në prokurori, Kryeziu: Ai është ftuar si Albin Kurti, jo si kryeministër

“DPT te Fidani”, ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Kadri Kryeziu ka komentuar refuzimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për t’u paraqitur në Zyrën e Prokurorit Special.

Sipas tij, e gjithë çështja nuk duhej të bëhej as ngjarje, pasi veprimet e Kurtit janë politike.

“Çështjet ligjore janë të qarta. Ai është një dëshmitar dhe emri i shkruan Albin Kurti, jo kryeministri. Në aspektin kushtetues dhe politik, çdo qytetar është nën ligjin, duhet ta respektojë ligjin. Veprimet që po bën kryeministri janë veprime politike, kjo është bërë ngjarje, pa qenë dashtë me qenë ngjarje”, tha Kryeziu.

Ai tutje shtoi se kryeministri Kurti është dashur që të paraqitet si dëshmitar që të jap shembull te qytetarët.

“Sipas mendimit tim, edhe profesional edhe politik dhe në aspektin juridik, ai është dashtë me shku me kry obligimin qytetar për me dhënë shembull për qytetarët e Kosovës”, tha Kryeziu.

Ai përmendi rastet kur edhe nëpër botë kanë shkuar kryeministra e presidentë si dëshmitarë, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT