Deputetja nga komuniteti boshnjak, Emilija Redžepi , ka zbuluar detaje të reja nga takimi që ajo dhe kolegët e saj, Rasim Demiri dhe Duda Balje, kanë zhvilluar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Duke folur në emisionin “Debat Plus”, Redžepi ka treguar se në qendër të diskutimit ka qenë ideja për krijimin e një komune të re me shumicë boshnjake dhe se Kurti nuk ka qenë kundër decentralizimit.
“Ne kemi qenë tre deputetë në takim unë, Rasim Demiri dhe Duda Balje. Edhe kemi fol për një hapësirë e re, për një decentralizim ose komunë të re. Të tre kemi qenë atje, kemi fol për kushtet, për kriteret e Ministrisë së Pushtetit Lokal”, tha ajo.
“(Kurti) nuk ka qenë kundër (krijimit të një komune me shumicë boshnjake), veç tha duhet me fol, me shiku, tha jam pro decentralizimit të qyteteve të mëdha”, ka thënë Redžepi.