REAGIM
Data: 15/05/2020
Ne si Organizata të Shoqërisë Civile shprehim shqetësim të madh për rastet e fundit të përdhunimeve në qytetin e Mitrovicës. Përmes kësaj komunikatë reagojmë ndaj kësaj dukurie që fatkeqësisht po vazhdon të ndodh në qytetin e Mitrovicës. Përgjatë dy javëve janë raportuar dy raste të përdhunimit dhe një grua është dhunuar fizikisht. Këto ngjarje në këtë kohë pandemie bëhen shqetësim i madh i familjarëve, për lirinë e grave dhe vajzave të reja në gjithë qytetin e Mitrovicës.
Duke parë këtë situatë tejet shqetësuese, i ftojmë organet e rendit dhe institucionet përkatëse të merren sa më shpejt me rastin dhe dhunuesit të marrin dënimin e merituar. Njëkohësisht shprehim shqetësim që asnjë prej institucioneve lokale deri tani nuk kanë reaguar ndaj këtyre ndodhive.
Mendojmë që, kjo dukuri duhet të dënohet nga të gjithë dhe asesesi të mos kalohet në heshtje. Dhuna nuk duhet të ketë vend në Mitrovicë, e në asnjë vend tjetër të botës.
OJQ:
7 Arte
Business Woman Mitrovica
Caritas Kosova
CDO
CECD
Community Building Mitrovica CBM
Down Sindrom – Mitrovice
Fondacioni Dhemetra
Futja ngjyre
Handikos Mitrovica
Iniciativa Zgjatma Doren
KosovaArs
KVRL – Mitrovice
Levizja Koha
Me Dore ne Zemer
Mitrovica Guide
Mundesia
MWAHR – Mitrovica Woman Association for Human Rights
Perparimi Rinor I Ashkalive te Mitrovices (PRAM)
REC OJQ – Reconciliation Empowering Communities
Rinas
Rrjeti i Organizatave Kulturore ne Mitrovice – RrOK
Shoqata Multietnike e Grupeve te Grave te Mitrovices
Valet e Paqes
Aktivistë të Shoqërisë Civile:
Besart Peci
Genti Behramaj
Mevlude Skuroshi






