2.8 C
Mitrovice
E diel, 28 Dhjetor, 2025
spot_img

Reagon Shoqata e Gastronomeve të Kosovës: Jemi në prag të falimentimit, Qeveria ta kthejë kokën nga gastronomia

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës, ka reaguar edhe njëherë ndaj Qeverisë duke thënë se sektori i gastronomisë është para falimentimit si shkak i situatës me Covid-19, shkruan Gazeta Metro.

Me anë të një njoftimi për media Shoqata e Gastronomeve të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria që ta kthejë kokën nga ky sektor dhe se një aset i tillë është pranë falimentimit.

”Ndër taksapaguesit me të mëdhenj, i dyti për nga numri i punësimit, krenaria e Prishtinës – sektori i gastronomisë, para falimentimit. Është ky momenti i fundit kur duhet ta ktheni kokën nga ky sektor e ta shikoni si një aset të vendit i cili është një hap para falimentimit. Ndihmën që e meritojmë e na takon, s’po e kërkojmë për vete, po e kërkojmë për biznes, që të mbijetojmë sot, e nesër të vazhdojmë kontributin në ekonomi e turizëm, siç e kemi bërë deri tash”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje në reagim thuhet se përveç që nuk po zgjatet dora e ndihmës, tani është kërcënimi për gjoba në rast vonese të pagesës së tatimit

Më poshtë keni reagimin e plotë të Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT