5.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img

Reagon Richard Grenell, pas lajmeve se është shkarkuar nga detyra e tij si emisar për dialogun Kosovë-Serbi




I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas lajmeve se është shkarkuar nga kjo detyrë, duke hedhur poshtë çdo aludim, shkruan Gazeta Metro.

Gjatë këtyre dy ditëve në media është raportuar një lajm i dalur fillimisht nga Joseph DioGuardi, ish-kongresmeni amerikan dhe presidenti i ‘Albanian American Civic League’ në SHBA, i cili konfirmonte shkarkimin e Grenell.

Ndaj kësaj, ka reaguar Grenell ku në një bisedë me gazetarin e A2, Xhevahid Qadraku, ka hedhur poshtë këto lajme të cilat i ka quajtur të rreme.

Ai, po ashtu ka pyetur se kush është DioGuardi.

“Nuk e di kush është DioGuardi, por kushdo qoftë, nuk duhet të dëgjoni ato që thotë. Po përhap lajme të rreme. Kush është DioGuardi.”, tha Grenell në një komunikim me gazetarin e A2, Xhevahir Qardaku.

Kujtojmë se Grenell njëherit është shef në detyrë i Agjencisë së sigurisë Kombëtare të SHBA’së dhe njëherit shërben edhe si ambasador në Gjermani.

I njëjti është shfaqur shumë i përkushtuar për të përfunduar sa më parë marrëveshjen Kosovë-Serbi.


TË FUNDIT

TË FUNDIT