12.3 C
Mitrovice
E hënë, 10 Nëntor, 2025
spot_img

Reagon për herë të parë Memli Krasniqi: PDK e para, yllin tonë Arian Tahirin e mposhti aparati shtetëror

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka falënderuar qytetarët dhe kandidatët pas përmbylljes së raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, duke vlerësuar rezultatet e arritura nga subjekti i tij politik.

Sipas Krasniqit, me 187,526 vota, PDK u konfirmua si partia më e votuar në vend dhe me 206 asamblistë të zgjedhur, mbetet forca me përfaqësimin më të gjerë lokal.

Po ashtu ka shprehur mirënjohje për kandidatin për Komunën e Mitrovicës Arian Tahitin, për të cilin tha se i vetëm përballë tërë aparatit shtetëror,

“Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen dhe respektin e veçantë për mikun tim, yllin e kësaj fushate, Arian Tahirin në Mitrovicë, i cili, i vetëm përballë tërë aparatit shtetëror, bëri një garë të fortë, dinjitoze dhe të ngushtë deri në fund.”, ka shkruar Krasniqi.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të dashur bashkëqytetarë,Partia Demokratike e Kosovës e ka përmbyllur me sukses një tjetër kapitull të rëndësishëm të jetës demokratike të vendit tonë.Me 187,526 vota, PDK u konfirmua si partia më e votuar në Kosovë. Me 206 asamblistë të zgjedhur, mbetëm forca me përfaqësimin më të gjerë lokal në vend.Dhe me gjashtë komuna të fituara, Ferizaj, Prizren, Skenderaj, Vushtrri, Kaçanik dhe Han i Elezit, PDK dëshmoi se suksesi ndërtohet mbi punë me rezultate dhe përfaqësim me dinjitet.Në katër prej ballafaqimeve direkte në balotazh me pushtetin qëndror, ne i fituam tri prej tyre.

Po, disa gara kanë qenë më të vështira, madje edhe të pabarabarta. Por për ne, çdo përpjekje e ndershme është fitore në vetvete, sepse PDK nuk e mat suksesin vetëm me numra, por me qëndresën, qetësinë dhe përgjegjësinë me të cilat e përfaqëson qytetarin në çdo rrethanë.

Sot dua të falënderoj nga zemra të gjithë kandidatët tanë për kryetarë komunash, në çdo qytet të Kosovës, për angazhimin, dinjitetin dhe energjinë që kanë dhënë gjatë këtij procesi.Për shumë prej tyre, koha do të vijë, sepse puna, karakteri dhe përkushtimi që kanë dëshmuar janë garanci për të ardhmen.

Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen dhe respektin e veçantë për mikun tim, yllin e kësaj fushate, Arian Tahirin në Mitrovicë, i cili, i vetëm përballë tërë aparatit shtetëror, bëri një garë të fortë, dinjitoze dhe të ngushtë deri në fund.

Mirënjohje edhe për çdo aktivist, mbështetës, vullnetar dhe asamblist, për kontributin dhe energjinë e tyre.Një falënderim i veçantë i shkon të gjithë qytetarëve të Kosovës, anembanë vendit, të cilët me pjesëmarrjen dhe kulturën e tyre demokratike, e bënë këto zgjedhje një shembull për rajonin dhe më gjerë.Partia Demokratike e Kosovës sot qëndron më e bashkuar, më e pjekur dhe më e përgatitur për sfidat që na presin.

Në ditët në vijim, do të përqendrohemi në forcimin e bashkëpunimit me qytetarët, në përmirësimin e qeverisjes lokale dhe në konsolidimin e strukturave tona anembanë vendit.

Sepse ky rezultat nuk është fundi, por fillimi i një kapitulli të ri, kapitulli i bashkimit, rigrupimit dhe përgatitjes për fitoret e ardhshme.PDK nuk ndalet.Sepse PDK është e qytetarëve.PDK është e Kosovës.Dhe me PDK-në, ditët më të mira janë përpara vendit tonë!Faleminderit nga zemra, Kosovë!

TË FUNDIT

TË FUNDIT