Ka dështuar sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës. LVV propozoi Albulena Haxhiun fillimisht për kryeparlamentare, por e njëjta nuk mori mbështetjen e mjaftueshme nga deputetët. E, pasi dështoi Haxhiu, LVV propozoi Donika Gërvallen për kryeparlamentare, por as ajo nuk u votua. Seanca u ndërpre, për të vazhduar më 22 gusht.
Një reagim ndaj situatës e ka bërë bashkëpartiaku i saj, Faton Peci, transmeton Telegrafi.
Ai ka deklaruar se dita e sotme nuk do të harrohet, pasi sot janë bërë kundër Donika Gërvallës.
“Dita e sotme do të mbetet në memorien time për gjithë jetën. Jo vetëm për dorën e ngritur kundër Albulena Haxhiut, por sepse pashë me sytë e mi, në sallën e Kuvendit, dorën e ngritur në kor nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, kundër që Donika Jusuf Gërvalla, mbesa e Nënës Ajshe të jetë Kryetare e Kuvendit të Republikës. Të bashkuar kundër formimit të qeverisë, kundër mbiemrit Gërvalla, që është simbol i krenarisë dhe vulë e historisë”, ka deklaruar Peci.
Ndryshe, të hënën Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin e plotë për çështjen e konstituimit të Kuvendit.
Sipas aktgjykimi thuhet se Gjykata, në mënyrë të përmbledhur rikujton që përmes Aktgjykimit të të 26 qershorit 2025 lidhur me afatin për konstituimin e Kuvendit konstatoi që “Seanca Konstituive e Kuvendit është një akt kushtetues që duhet të përmbushet me sukses brenda 30 ditëve nga data e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve, përmes përmbushjes të të gjitha elementeve thelbësore të konstituimit, përfshirë zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve. /Telegrafi/