Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi në faqen zyrtare të OFK-së në Facebook ka publikuar ndaj vendimit të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve pas orës 21:00.
Ai shkruan se barnatoret janë institucione shëndetësore përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Prandaj edhe trajtimi i veprimtarisë së barnatoreve duhet të parë në kuadër të këtyre dispozitave ligjore.
Ky është postimi i plotë:
Siç jeni në dijeni Qeveria e Kosovës ka nxjerrë vendime me të cilat është paraparë kufizimi kohor i lëvizjes së personave fizik jashtë shtëpive dhe banesave të tyre.
Përjashtim nga ky kufizim kohor është paraparë për rastet e qytetarëve të cilat kanë raste urgjente shëndetësore
Ditëve të fundit kemi pranuar disa ankesa nga anëtarët tanë, të cilët kanë treguar se shpeshherë janë objektiv i inspektimeve për respektimit të këtij vendimi duke i paralajmëruar se ushtrimi i veprimtarive biznesore pas orës 21:00 është i ndaluar.
Të nderuar anëtarë, OFK tashmë ka njoftuar të gjithë komunat në të cilat vlen vendimi për kufizim kohor se barnatoret nuk mund të trajtohen si subjekte afariste biznesore gjatë inspektimeve.
Sipas legjislacionit aktual nenit 17, paragrafi 5 të Ligjit të Shëndetësisë nr.04/L-125, Barnatoret janë institucione shëndetësore përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Prandaj edhe trajtimi i veprimtarisë së barnatoreve duhet të parë në kuadër të këtyre dispozitave ligjore.
Vendimi mbi kufizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në pikën 5 parasheh përjashtimet nga orari i kufizuar për rastet me nevojë urgjente shëndetësore.
Prandaj, barnatoret kanë për detyrim ligjor ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarë dhe për këtë nuk mund ti ndalohet ushtrimi i veprimtarisë shëndetësore pas orës 21:00 pasi veprimtaria e tyre nuk është e ndaluar, përveç rastet kur komunat i kanë të rregulluara kujdestaritë.
Me këtë rast shfrytëzojmë rastin edhe njëherë që duke parë gjendjen e javëve të fundit me përhapjen e pandemisë COVID 19, të bëjmë thirrje që ti respektoni masat mbrojtëse dhe restriktive maksimalisht.
Së bashku do t’ia dalim!