-1.6 C
Mitrovice
E martë, 30 Dhjetor, 2025
spot_img

Reagon më në fund kryeministri Hoti, pas hyrjes së xhandarmërisë serbe në Kosovë

Pas shumë orëve, ka reaguar më në fund edhe shefi i Qeverisë, kryeministri Avdullah Hoti, shkruan Gazeta Metro.

Hoti ka reaguar disa minuta më parë për hyrjen e xhandarmerisë serbe në fshatin Karaçevë të Kamenicës, duke thënë qytetarët tanë në atë pjesë nuk do të jenë pa mbrojtje të institucioneve.

Hoti ka shkruar në profilin e tij zyrtar Facebook se lidhur me atë që ka ndodhur dje në Karaçevë, janë angazhuar të gjitha organet përkatëse për të vlerësuar rastin.

“Shpejt do të kem një raport të detajizuar. Qytetarët tanë në atë pjesë nuk do të jenë pa mbrojtje të institucioneve. Veprimet tona do të jenë në përputhje me kushtetutën dhe ligjin, si dhe të koordinuara me të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend”, ka shkruar ai.//gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT