Mozzik ka dhënë një intervistë së fundmi për mediumin gjerman 20 minuten, ndërsa përveç muzikës, reperi ka folur edhe për jetën e tij private, shkruan GazetaBlic. Mozzik ka thënë se është duke qëndruar në Kosovë derisa gjatë ditës së nesërme do të kthehet për në Zvicër, për të dhënë një koncert në Rinora 4. Derisa ka folur për atë që e bën të lumtur, reperi ka përmendur vajzën e tij, Hanën.
“Familja ime, vajza ime e dashur Hana dhe puna ime”, thotë ai, derisa, deklaron se kënga ‘Dhelpër dinake’ nuk është dedikim, pasi që e kishte shkruar dy vite më parë. “Loredana është nëna e vajzës time. Unë kurrë nuk do të thoja asgjë të keqe për të”, tha, derisa përmendi herën e parë kur e takoi atë. Pas kësaj ka reaguar edhe vet Loredana, e cila në një video të bërë në Instagram ku shihet duke mbajtur në dorë gazetën ku Mozzik ka dhënë intervistën, ndërsa thotë se e ka lexuar intervistën, dhe se falenderon 20minuten që gjithmonë e promovon emrin e saj./GazetaBlic