5.4 C
Mitrovice
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Reagon LDK pas shkarkimit të Valdete Dakës: Rrezikohet mbarëvajtja e zgjedhjeve lokale

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka reaguar për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e Kryetares së KQZ-së, nga presidentja e vendit Vjosa Osmani.

LDK thotë se vendimin e ka pritur me shqetësim të madh, teksa përmend vlerësimet e përgjithshme, në të cilat thuhet se Daka e ka ushtruar detyrën në mënyrë të pavarur dhe profesionale.

Tutje, LDK thotë se ky vendim rrezikon pavarësinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale, që do të mbahen këtë vit.



Reagimi i plotë i LDK-së:

LDK me shqetësim të madh e ka pritur vendimin e sotëm të Presidentes së Kosovës për ndërprerjen arbitrare të mandatit të Kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, znj. Valdete Daka, e cila, sipas vlerësimeve të përgjithshme, këtë detyrë e ka ushtruar në mënyrë të pavarur dhe profesionale.

Lidhja Demokratike e Kosovës, vendimin për ndrërpreje të mandatit të kryesueses së KQZ-së, në prag të zgjedhjeve lokale, e konsideron si të pabazuar dhe me argumente të paqëndrueshme. Puna e KQZ-së është vlerësuar pozitivisht nga të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare. Prandaj, vendimin e sotëm e shohim si goditje të rëndë ndaj një institucioni të pavarur kushtetues me performancë të mirë.



Vendimi, për më tepër, rrezikon edhe pavarësinë e mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale, në prag të të cilave është Kosova. KQZ-ja, në këtë periudhë përgatitore ka pasur nevojë për stabilitet institucional. Ky stabilitet është cenuar.

Prandaj, si i tillë, vendimi i sotëm, për Lidhjen Demokratike të Kosovës, është i papranueshëm dhe një goditje për lirinë dhe demokracinë në vendin tonë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT