7.6 C
Mitrovice
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Reagon Labi, kërcënon produksionin-I jep ultimatum deri të hënën

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha, ka reaguar pas eleminimit nga gara.

Ai paralajmëroi se do të ndjekë rrugë ligjore dhe do të paraqesë ankesë edhe në instancat ndërkombëtare nëse numri i votave që mori mbrëmë nuk publikohen deri të hënën në ora 16:00.

Rexha tha se disponon prova se ka marrë mbi 60.000 vota.

Ky është postimi i tij i plotë:

roduksion, duket se ende nuk më njihni mirë.

Unë ju garantoj se nëse deri të hënën në ora 16:00 nuk publikohen votat reale – për të cilat unë kam prova mbi 60.000 vota – do të detyrohem të ndjek rrugë ligjore dhe të paraqes ankesë edhe në instancat ndërkombëtare.

Nuk është e pranueshme që të bëhet një raund i dytë votimi me vetëm 5 vota për person, kur një gjë e tillë nuk mbahet mend në historinë e formatit. Publiku meriton transparencë dhe sqarim të plotë.

Sa i përket debatit në studio, unë jam artist me 30 vite karrierë dhe kam respekt për çdo koleg. Por respekti duhet të jetë i ndërsjellë. Kritika është normale, por duhet të jetë profesionale dhe e barabartë për të gjithë.

Unë nuk jam këtu për të ofenduar askënd.

Jam këtu për të kërkuar drejtësi, transparencë dhe respekt për publikun që më ka dhënë mbi 60.000 vota brenda një nate.

Dhe një gjë ta dini:

Ky edicion pa mua dhe pa Albën nuk do të kishte të njëjtën peshë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT