16.9 C
Mitrovice
E diel, 19 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Reagon Labi: Gabim i madh të gëzoheni për ftesave të Speciales, Kadri Veseli, të pastë vendi e kombi për jetë e mot

Ish-deputeti, Labinot Tahiri, i ka dal në mbrojtje kreut të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli i cili u ftua nga Gjykata Speciale, madje duke thënë se do të dalë edhe në protestë nëse është nevoja, transmeton Gazeta Metro.

Labi me anë të një postimi në Facebook ka reaguar ndaj atyre që i janë gëzuar kësaj ftese, duke thënë se ky është një gabim i madh.

“Gjykata Speciale, nuk i fton udhëheqësit e UÇK’së për çështje korrupsioni por thërret për të dëmtuar imazhin e UÇK’së karshi Serbisë. Pra nuk keni përse gëzoheni”, ka thënë Tahiri. Tutje ai ka folur rreth Kadri Veselit, duke i kushtuar disa fjali të veçanta.

“Kadri Veseli, të pastë vendi e kombi për jet e mot. Të gjitha ato ditët e mira të rinisë ia kushtove Lirisë së atdheut, të fëmijëve tuaj e të fëmijëve të mi dhe të shumë Shqiptarëve”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë i tij në Facebook./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT