18.2 C
Mitrovice
E enjte, 17 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Reagon Kurti, e akuzon opozitën për sulm ndaj Kosovës: Situatë e paparë, lanë nam – kundër Qeverisë e vetvetës

Albin Kurti është deklaruar pas mbylljes së seancës konstituive pas mosvotimit të raportit të komisionit për mandate, shkruan GazetaDemos.

“Deputët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot”, ka shkruar Kurti.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT