3.9 C
Mitrovice
E martë, 10 Shkurt, 2026

Reagon koloneli amerikan që shërbeu në Kosovë, pasi mbështetësi i Kurtiti tha se SHBA’ja nuk duhet të përzihet në punët e brendshme të Kosovës

Kurt Schlichter, ish-kolonel amerikan i cili ka shërbyer edhe në Kosovë, ka reaguar pas shkrimit të mbështetësit të kryeministrit Albin Kurti, Admir Molla, i cili përmes Twitterit i kishte kërkuar politikës amerikane të mos përzihen në punët e Kosovës.

Admir Molla, mbështetës i kryeministrit Albin Kurti që jeton dhe vepron në SHBA, i ka reaguar ambasadorit amerikan, Philipp Kosnett, duke thënë se ambasadori i SHBA’së nuk duhet ta përfshijë veten e tij në punët e brendshme të Kosovës.



“Amerikanë s’jetojnë në Kosovë. Shumica e tyre kurrë s’kanë dëgjuar për Kosovën. Ambasadori i SHBA-së nuk duhet ta përfshijë veten e tij në punët e brendshme të Kosovës. Secili vend ka të drejtë për sovranitetin e vet pavarësisht madhësisë. Franca e ka çliruar Amerikën, por a është SHBA-ja gjithmonë borgjlike? Jo.”, ka shkruar Molla, përcjellë Gazeta Metro.

E pas kësaj ka pasur reagime të shumta, ndër ta edhe Kurt Schlichter, një ish-kolenel që ka shërbyer në Kosovë, ai ka shkruar se populli amerikan i ka ndihmuar mjaftueshëm Kosovës për ta arritur paqen, dhe se përveç personit në fjalë (Admir Mollës), ka përjetuar miqësi të mrekullueshme në Kosovë. Schlichter ka bashkangjitur edhe një foto nga koha kur ka shërbyer në Kosovë.



“Unë mendoj se populli amerikan ka kontribuar mjaft kohë për të ndihmuar Kosovën – për të cilën, përveç këtij personi, unë nuk kam përjetuar asgjë tjetër përveç miqësisë të këndshme – të kem një interes për ta ndihmuar atë të arrijë potencialin e saj të plotë dhe paqësor”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT