Mësuesi i cili u raportuar nga ‘ABC News Albania’ si pedofil, ka bërë një reagim, duke thënë se kjo është një kamuflazh e përgatitur ndaj tij.
Një ish-mësues nga Prizreni po dyshohet për pedofili. ‘ABC News Albania’ së fundi realizoi një hulumtim, ku ndër të tjerash zbuloi pamje të shumta që përkonin me të lartcekurin e që lidheshin me pedofili.
E pas gjithë raportimeve, por edhe deklarimit të Prokurorisë Themelore në Prizren që tashmë kanë filluar mbledhjen e informacioneve, ka reaguar i dyshuari për pedofili, Fazli Kikaj.
Ai tha se informacionet të cilat po qarkullojnë janë të pavërteta.
Sipas tij, këto gjëra do të vërtetohen shpejtë dhe se sipas tij situata është krejt ndryshe.
“Janë kamuflazh e përgatitur mirë.”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e Kikajt.
Më poshtë keni postimin e plotë të tij. /gazetametro.net