7.4 C
Mitrovice
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Reagon ish-ministrja Haxhiu: UÇK po trajtohet si shkaktare e luftës, jo si përgjigje ndaj terrorit serb

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë për dënim me burgim prej 45 vjetësh për secilin nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ajo thotë se kjo kërkesë është një akt padrejtësie dhe një fyerje ndaj viktimave shqiptare të luftës.

Haxhiu thekson se Serbia ka kryer krime lufte të dokumentuara, vrasje, masakrime, përdhunime seksuale si armë lufte, dëbimeve masive të popullsisë dhe të tjera.

“Këto krime janë të regjistruara dhe dëshmuara nga bota mbarë. E megjithatë Serbia nuk u përball kurrë me drejtësinë në mënyrë serioze. Kriminelët e saj u ricikluan në pushtet, u amnistuan e u privilegjuan”, thotë ish-ministrja.

Më tej, Haxhiu shton se në vend të gjykimit të agresorit, fatkeqësisht u votua një mekanizëm që sot mundohet të kriminalizojë rezistencën e popullit.

“UÇK po trajtohet sikur të ishte shkaku i luftës, e jo përgjigja ndaj terrorit shtetëror serb. Ky është shtrembërim i historisë. Të kërkosh aq vite burgim për drejtues e ushtarë të UÇK-së, është tendencë për të zhveshur Kosovën nga e drejta morale e çlirimit dhe tendencë për ta barazuar viktimën me xhelatin”, përfundoi ajo.

TË FUNDIT

TË FUNDIT