25.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 16 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Reagon Hoti: Pranojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por do të zhgënjeheni keq




Ka ardhur edhe reagimi nga i nominuari për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, i cili ka thënë pranon çdo vendim të Gjykatë Kushtetuese, shkruan Gazeta Metro.

Hoti ka thënë se çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese e pranon nga të gjithë sepse vetëm kështu avancohet demokracia.

Por, ai ka porositur të gjithë ata që shfrytëzojnë këtë Masë të Përkohshme nga Gjykata e Kushtetutës për të degraduar institucionet ekzekutive të vendit, rrënimin e ekonomisë dhe përdorimin e pandemisë për të shkelur liritë tona themelore, do të zhgënjehet keq.

Postimi i plotë nga Hoti:

Çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese duhet të pranohet nga të gjithë, pa asnjë kundërshtim, me urtësinë dhe detyrimin që kemi ndaj vendimeve të këtij institucioni gardian të Kushtetutës. Vetëm kështu e avancojmë demokracinë tonë. Nuk ka rrugë të dytë.

Në anën tjetër, kushdo që e shfrytëzon këtë kohë të masës PËRKOHSHME për të degraduar institucionet ekzekutive të vendit, rrënimin e ekonomisë dhe përdorimin e pandemisë për të shkelur liritë tona themelore, do të zhgënjehet keq, siç po zhgënjehen çdo ditë përmes shpalljes së vendimeve të tyre kundër kushtetuese nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Shumica parlamentare në Kuvendin e Republikës, duke e zgjedhur një Qeveri të re në përputhje me Kushtetutën, nuk do të lejojë që qytetarët dhe institucionet të merren nëpër këmbë nga struktura politike pa legjitimitet.//gazetametro.net


TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT