-1 C
Mitrovice
E martë, 30 Dhjetor, 2025
spot_img

Reagon Haxhiu për familjaren e tij: Tuana shtatë vjeçare vdiq në duart e atyre që duhej ta shpëtonin

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu-Kamishi, është shprehur i pikëlluar me rastin e vdekjes së 7 vjeçares Tuana Haxhiu, të cilën e kishte edhe familjare, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka shprehur ngushëllime dhe dhimbje për viktimën.

“Vdekja e Tuanes në duart e atyre që duhej ta shpëtonin duhet të thërras në ndergjegje dhe vetëdijsim të çdo profesionisti shëndetësor, çdo bartësi institucional për peshën dhe përgjegjësinë që bartin.”, ka shkruar ai.

Statusi i plotë:

E dhimbshme vdekja e voglushës 7-të vjeçare Tuana Haxhiu.

Sot kur spitalet tona janē të mbushura me pacientë me COVID-19, përgjegjësia e Ministrisë së Shëndetësisë dhe SHSKUK-së duhet të jetë edhe ndaj pacientëve tjerë.

Reduktim dhe mos ofrimi i shërbimeve shëndetësore tjera në sistemin shëndetësor publik po i detyron qytetarët që të kërkojnë zgjidhje në sektorin privat.

Edhe prindërit e Tuanes,kushërinj të mi u detyruan që këtë shërbim ta kërkojnë në sektorin privat, por fatkeqësisht pa paragjykuar rrethanat erdhi deri të vdekja e saj.

Duke ndarë dhimbjen me prindërit e Tuanes, familjen Haxhiu dhe gjithë qytetarët e vendit, ju bëjë thirrje përgjegjësve institucional në MSH dhe SHSKUK dhe Spitalet Publike që të ofrojnë kujdes shëndetësor edhe për pacientët tjerë me kapacitet të plota, jo vetëm trajtim për COViD-19.

Përgjegjësia profesionale dhe vlera humane duhet të mbizotrojë në sektorin publik dhe privat.

Vdekja e Tuanes në duart e atyre që duhej ta shpëtonin duhet të thërras në ndergjegje dhe vetëdijsim të çdo profesionisti shëndetësor, çdo bartësi institucional për peshën dhe përgjegjësinë që bartin.

Tuana engjulli ynë i vogël, prehu në paqe!./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT