Kreu i AAK-së , Ramush Haradinaj ka përshëndetur aksionin e Policisë së Kosovës ku u arretuan 16 persona të ndarë në katër automjete me targa të Kragujevcit të Serbisë.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ata që ikën të turpëruar nga këtu në vitin 1999, nuk kanë vend në Kosovë.
Postimi i tij:
E përshëndesim aksionin e Policisë së Kosovës sot në Gjakovë. Ata që ikën të turpëruar nga këtu në vitin 1999, nuk kanë vend në Kosovë, për asnjë arsye.
Policia e Kosovës dhe të gjitha uniformat e shtetit të Kosovës vazhdimisht tregojnë se Kosova nuk është vend pa të Zot. Nuk u lëkundën dhe nuk na zhgënjyen asnjëherë.
Rritja e pagave, dyfishimi i tyre, nuk është vetëm kërkesë, është detyrim i shtetit ndaj kësaj kategorie esenciale të Republikës së Kosovës.