Misioni i EULEX’it në Kosovë ka reaguar pas akuzave të rënda që ish-gjyqtari i këtij misioni, Malcolm Simmons, ka bërë në drejtim të tyre.
Simmons ka raportuar para paraditen e së hënës në Komisionin për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës. Për tri orë rresht, para deputetëve, Simmons adresoi një varg akuzash ndaj punës ndër vite të EULEX’it në Kosovë.
Pas këtyre akuzave të rënda të Simmons, ka reaguar misioni i EULEX’it në Kosovë, duke thënë se këtë akuza të ish-gjyqtarit të tyre po vijnë vetëm pasi kundër tij ishin filluar dy procedime disiplinore kundër tij.
Ndërsa kanë ri-kujtuar fjalët e Simmons të vitit 2017 kur, ish-gjyqtari kishte thënë se misioni i EULEX kishte qenë efektiv.
“Në Dhjetor 2015, Simmons deklaroi me krenari se EULEX kishte qenë veçanërisht efektiv. Ai pretendoi se disa gjyqtarë ishin sjellë në mënyrë të papërshtatshme VETYM pasi kishin filluar 2 procedime disiplinore kundër tij. Ai e bëri atë për të shmangur vëmendjen nga hetimet kundër tij”, ka shkruar Eulex në Twitter./gazetametro.net
In Dec 2015, Simmons proudly stated that #EULEX had been particularly effective.
He claimed that certain judges had behaved inappropriately ONLY after 2 disciplinary proceedings had been initiated against him.
He did it to deflect attention from the investigations against him. pic.twitter.com/JaB9wCkLbo
— EULEX Kosovo (@EULEXKosovo) July 12, 2021




