Pas nënshkrimit të marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë, ka ardhur edhe reagimi nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shkruan Gazeta Metro.
Erdogan ka realizuar një bisedë-telefonike me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vucic. Kjo është bërë e ditur nga presidenca turke ku thuhet kanë diskutuar për forcimin e marrëdhënieve mes tyre dhe për vazhdimin e bashkëpunimit.
“Janë diskutuar zhvillimet rajonale dhe hapat që synojnë forcimin e marrëdhënieve Turqi-Kosovë dhe Turqi-Serbi. Presidenti Erdogan u pajtua me Presidentin Thaçi dhe Presidenti Vuçiq për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë dhe konsultave për çështje bilaterale dhe regjionale”, thuhet në njoftim e presidencës në Twitter.
Kujtojmë se kjo thirrje telefonike vjen pas zhvillimeve të fundit të dy shteteve në SHBA dhe sidomos ngjarja me Izraelin, ku Kosova është pajtuar ta vendos ambasadën në Jerusalem dhe Serbia ta zhvendos atë nga Tel Aviv.
Ndryshe presidenti Thaçi tha ditë më parë se bashkëpunimi dhe raportet e mira Kosovë-Turqi do vazhdojnë edhe më tutje.//gazetametro.net


