Një skandal ndodhi mbrëmë në shoun “Big Brother VIP Albania”, ku Jozefin Marku goditi me shuplakë këngëtarin Besart Kelmendi i njohur si Gjesti.
Ndaj dhunës së ushtruar ndaj Gjestit ka reaguar edhe këngëtarja e njohur Adelina Ismaili duke shprehur mbështetjen e saj për këngëtarin pejan, shkruan Reporteri.net.
“E njoh mirë dhunën, persekutimin, diskreditimin nga xhelozia e lakmia. Gjesti, ti je fituesi i zemrave tona”, ka shkruar Adelina në postimin e saj, duke prekur shumë ndjekës me fjalët e saj të ndjera.