1.2 C
Mitrovice
E hënë, 25 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Reagon burri i Shkurte Fejzës për herë të parë pasi u godit nga vetura

Burri i këngëtares, Shkurte Fejza, Hajrush Behluli ka dal me një njoftim pasi ditën e premte ishte goditur nga vetura.

Behluli ka treguar se sot ka dal nga spitali dhe është kthyer në shtëpi. Ai tutje ka shkruar se falë Zotit ka shpëtuar pa pasoja të rënda.

Postimi i plotë i Hajrush Behlulit:

“Të dashur miq para tri dite siç jeni informuar pata një goditje nga një veturë tek kaloja në rrugë dhe falë Zotit shpëtova pa pasoja të rënda . Sot kam dal nga spitali dhe jam kthyer në shtëpi pranë familjes. Po ndjehem mirë kur po i shoh gruan time dhe fëmijët të lumtur sepse kanë parë dhe përjetuar skena të dhimbshme dhe gati të pashpresa sidomos oret e para.

E mendoj sa vlere te madhe ka te jesh mes njerëzve tu e te mos lodhesh per asgjë veq shendetit. Ju faleminderit për kujdesin, thirrjet, vizitat dhe gjithçka që keni bërë në përkrahjen time dhe të familjes.Uroj që mos t’a përjetoj askush të keqen. Zoti ju ruajtë e ju bekoftë kudo që jeni”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT