-1.3 C
Mitrovice
E diel, 28 Dhjetor, 2025
spot_img

Reagon Berat Buzhala: Lajm i keq për VV-në, s’kanë lanë gja pa ba

Gazetari Berat Buzhala e ka komentuar projeksionin e Exit Pollit si lajm të keq për Lëvizjen Vetëvendosje. Sipas Exit Pollit të PIPOS, VV-ja ka marrë 44.1 për qind të votave.

“Unë besoj që ky është një rezultat i keq për Lëvizjen Vetëvendosje. Sigurisht që parti e parë. Ky ka qenë kulmi i Lëvizjes Vetëvendosje si organizim”, ka deklaruar Buzhala në Maratonën Zgjedhore të Klan Kosovës.

“Domethënë, nuk kanë lanë gja pa ba për këto zgjedhje. Na tanë e dimë që e kanë votën e diasporës në favor t’vetin. Erdhën 370 mijë njerëz, ose 400 mijë, i dhanë ka 100 euro tri ditë para zgjedhjeve. A dhanë subvencione, a dhanë miell, a dhanë voj. Domethanë, s’lanë kurrgja pa ba, edhe plus, gjasat janë reale në bazë të këtyre numrave që sillen, rreth 50 deputetë, plus minus një, ose dy, në këto zgjedhje nuk i kanë tre deputetë të Famir Limës me u bë kuoruimin”.

“Votuesi me gjasë ka vendosë me e kompliku edhe pak situatën”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT