-6.9 C
Mitrovice
E enjte, 1 Janar, 2026
spot_img

Reagon ashpër Shoqata e Gastronomëve: Paralajmërohen protesta

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi përmes një postimi ka treguar për pasojat që ka shkaktuar pandemia në sektorin e gastronomisë, duke i dërguar bizneset gati në falimentim, shkruan Gazeta Metro.

Sipas Kllokoqit kërkesa që iu janë drejtuar për heqjen e masave kufizuese kanë hasur në vesh të shurdhër, dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Ai tha se gastronomët e Kosovës kanë filluar me organizimin e peticioneve, që kërkojnë heqjen e kufizimet të lëvizjes për qytetarët dhe bizneset, një manual për gastronominë, dhe një pako ndihme për këtë sektor.

Në të kundërtën, Kllokoqi tha se do ketë protestë demokratike.

‘’Sektori i dytë në vend që punëson më së shumti kosovarë – gastronomia, po përballet me falimentimin, me pasoja të pakthyeshme. Kërkesat tona në vazhdimësi po hasin në vesh të shurdhër: asnjë përgjigje, asnjë reagim.
Gastronomët e Kosovës kanë hapur peticionin për heqjen e kufizimeve dëmtuese dhe alarmimin e politikës për krizën që na pret. Këtë javë do ta vizitojmë të gjithë Kosovën për të vazhduar me mbledhjen e nënshkrimeve, me shpresën se më në fund dikush do ta dëgjojë shqetësimin tonë dhe do ta kuptojë ç’po ndodh. Kemi vetëm 3 kërkesa thelbësore për të shmangur krizën kombëtare:

1. Të shfuqizohet kufizimi i lëvizjes për qytetarë dhe biznese.
2. Të krijohet një manual i saktë për gastronominë për punën brenda lokaleve në sezonin vjeshtë-dimër.
3. Të përgatitet një pako e veçantë për përkrahje të sektorit të gastronomisë, si sektori më i goditur nga pandemia.

Hapi i radhës do të jetë protesta demokratike’’, shkroi Kllokoqi.

Ky është postimi i plotë:

‘’ Politika lë popullin në baltë. Ndërkohë që sytë janë drejtuar tek mesazhet nga Uashingtoni, indiferenca e politikës para kolapsit të sektorit privat, që prej muajsh ka trokitur në pragun tonë, është shqetësuese. Gjendja në Kosovë, ku 59% e personave në moshë pune nuk janë aktivë ekonomikisht, shpejt do të rëndohet në mënyrë drastike nëse drejtuesit e shtetit nuk marrin masa të menjëhershme. Në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë, nga marsi 2019 deri në mars 2020, numri i të punësuarve ra nga 80 mijë në 43 mijë! Përgjysmim brenda një viti!

Sektori i dytë në vend që punëson më së shumti kosovarë – gastronomia, po përballet me falimentimin, me pasoja të pakthyeshme. Kërkesat tona në vazhdimësi po hasin në vesh të shurdhër: asnjë përgjigje, asnjë reagim.
Gastronomët e Kosovës kanë hapur peticionin për heqjen e kufizimeve dëmtuese dhe alarmimin e politikës për krizën që na pret. Këtë javë do ta vizitojmë të gjithë Kosovën për të vazhduar me mbledhjen e nënshkrimeve, me shpresën se më në fund dikush do ta dëgjojë shqetësimin tonë dhe do ta kuptojë ç’po ndodh. Kemi vetëm 3 kërkesa thelbësore për të shmangur krizën kombëtare:

1. Të shfuqizohet kufizimi i lëvizjes për qytetarë dhe biznese.
2. Të krijohet një manual i saktë për gastronominë për punën brenda lokaleve në sezonin vjeshtë-dimër.
3. Të përgatitet një pako e veçantë për përkrahje të sektorit të gastronomisë, si sektori më i goditur nga pandemia.

Hapi i radhës do të jetë protesta demokratike.
Shoqata e Gastronomeve të Kosovës’’./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT