-0.8 C
Mitrovice
E enjte, 16 Janar, 2025
spot_imgspot_img

Reagon ashpër LDK: Glauk Konjufca na ofendoi me propaganda, koalicioni edhe disa hapa prapa

Deklaratat e Glauk Konjufcës duke akuzuar LDK’në për kushtëzime dhe ngecje të arritjet së koalicionit qeverisës mes dy partive, ka bërë që nga Lidhja Demokratike e Kosovës të ndihet të ofenduar, shkruan Gazeta Metro.

Nga LDK ka reaguar deputeti dhe anëtari i grupit punues të LDK’së, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se mosmarrëveshjet me dy partive nuk bëhen duke ofenduar në debate televizive, por duke u diskutuar dhe punuar ato sy në sy. Abdixhiku tha se propagandat dhe deklaratat e pamatura nuk janë të mira dhe shtynë arritjen e koalicionit disa hapa prapa.

Reagimi i plotë nga Abdixhiku

Marrëveshjet e mosmarrveshjet mes partnerëve-po qenë e po u panë si të tillë njëmend-zgjidhen mes vete, sy më sy, e jo me ofendime nëpër studio televizive. Deklarata të pamatura dhe pa kohë e vendosin mundësinë e bashkëpunimit disa hapa prapa. Ndoshta dhe ky është qëllimi. Propagandë për propagandë jemi ngopur mjaftë. Por nëse e kanë njëmend, me respekt ndaj njëri tjetrit e me respekt ndaj vullnetit qytetar, këtu jemi. Plot 28 deputetë të 206 mijë votuesve kosovarë../gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT