16.3 C
Mitrovice
E premte, 14 Mars, 2025
spot_imgspot_img

Reagon Artmotion, njofton për masën që ka marrë ndaj Andin Lokajt

Artmotion e ka dënuar gjuhën e komentatorit Andin Lokaj gjatë komentimit të ndeshjes Juventus-Inter.

Sipas kësaj kompanie, gjuha e përdorur nga komentatori i ndeshjes ishte e pavend dhe joprofesionale.

Në reagim e tyre, theksohet se ndaj Lokajt është inciuar procedurë disiplinore.

Reagimi i plotë nga Artmotion:

ArtMotion kërkon falje për incidentin gjatë komentimit të ndeshjes Juventus-Inter

ArtMotion shpreh keqardhje për komentet e pahijshme që kanë ndodhur nga komentatori Andin Lokaj në ndeshjen e luajtur sonte ne mes Juventus dhe Inter në kanalin Sport1.

Vlerësojmë se gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend dhe joprofesionale.
ArtMotion sapo ka vërejtur se çka po ndodh ka marrë menjëherë masa për ta ndërruar komentatorin, duke e zëvendësuar me komentatorin Arbon Flugaj, i cili ka vazhduar komentimin deri në fund të ndeshjes.

ArtMotion ka inicuar procedurën e masës disiplinore për këtë lëshim të rëndë profesional ndaj komentatorit Lokaj.

ArtMotion distancohet nga kjo sjellje, shpreh keqardhje të thellë për incidentin dhe iu kërkon falje të gjithë atyre që e kanë shikuar ndeshjen.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT