19 C
Mitrovice
E enjte, 14 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Reagon Arjeta Fejza, ishte e pranishme në përplasjen fizike mes Sami Lushtakut dhe aktivistit të LVV-së: Sulmet e tilla nuk na ndalin

Sot u raportua për një përplasje fizike mes kryetarit të Skenderajit, Sami Lushtaku, dhe aktvistit dhe kryetarit të LVV në Skenderaj, Hysni Mehanit, shkruan Mitrovica SOT

E pranishme në vendin e ngjarjes ishte edhe kandidatja për deputete nga Mitrovica nga radhët e LVV, Arjeta Fejza.

Ajo tha se Maheni u sulmua fizikisht nga Lushtaku ndërsa aktivisti Basri Zabeli u sulmua nga grupi i Lushtakut.

Fejza tha se dhuna e ushtruar ndaj tyre është e papranueshme për një shoqëri demokratike dhe ftoi organet e rendit të merren me rastin.

Postimi:

Sot, teksa po pinim kafe në qendër të Skenderajt, isha e pranishme kur ndodhi një sulm i papranueshëm fizik nga Sami Lushtaku ndaj Hysni Mehanit, ndërsa aktivistin Bahri Zabeli e sulmoi grupi i tij.

Dhuna e ushtruar ndaj tyre është e rëndë dhe e patolerueshme në një shoqëri demokratike. Ngjarje të tilla nuk mund dhe nuk duhet të normalizohen.
Kërkoj nga organet e drejtësisë që ta trajtojnë rastin me urgjencë dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme ndaj përgjegjësve.

Dhuna ndaj Hysni Mehanit dhe Bahri Zabelit është e patolerueshme dhe, njëkohësisht, bëjmë të qartë se sulmet e tilla nuk do të na ndalin.

TË FUNDIT

TË FUNDIT