Sot gjatë debatit në emisionin Pressing në televizionin T7 në lidhje me çështjen e shamisë islame në shkolla, profesori i UP, Blerim Latifi, në një moment deputeten Duda Balje e quajti analfabete politike dhe juridike në kuptimin e plotë të fjalës, shkruan Mitrovica SOT.
Latifi dha këtë vlerësim në komentim e sipër ndaj reagimit të deputetes kosovare mbi çështjen në fjalë.
Deputetja Balje i ka reaguar Latifit në një postim në Facebook duke u munduar ta zbehë vlerësimin e Latifit për të përmes një sulmi ad-hominem.
Më konkretisht, ajo u munduar ta hedhë poshtë vlerësimin e Latifit duke ia përmendur faktin se ky i fundit kishte dështuar të bëhej deputet. Sigurisht, Balje harron, ndoshta me qëllim e ndoshta edhe pse s’e di, që dështimi për t’u bërë deputet nuk flet asgjë për kapacitetin e as formësimin intelektual të dikujt, në këtë rast Latifit, e rrjedhimisht as për saktësinë e vlerësimeve të atij personi për diçka.
Postimi i saj:
O Blerim, a je ti si analist i pari në tv çdo ditë, për çka në listën kandiduese për deputet ke qenë i fundit.
Dhe ndoshta krej i din, por nuk e din si është me qenë deputet dhe te mbrosh qendrimin tënd i cili si duket të mungon!
Une ty nuk të njoh, të gjithë ata që nuk të kanë votuar kanë qenë të sigurtë që nuk je për politikë për këtë në këtë muaj të shenjët të Ramazanit po të fal!