Edhe ish kampioni i Kosovës, KF Trepça ’89, ka reagur ndaj pakos emergjente të shpërndarë gjatë ditës së djeshme nga FFK.
Federata e Futbollit e Kosovës ka ndarë nga 350 euro për skuadrat e Superligës së Kosovës, kurse nga 200 euro për skuadra nga Liga e Parë e Kosovës në futboll.
Përfitues nga mjetet e ndara nga e Federata e Futbollit e Kosovës janë edhe skuadrat e kategorive tjera, gjithashtu edhe gjyqtarët e delegatët e futbollit kosovar.
Por, ka disa klube që nuk pajtohen me mënyrën e ndarjes së mjeteve financiare nga FFK. Njëra nga klubet që ka reaguar është edhe KF Trepça ’89.
Ish kampioni i Kosovës ka akuzuar FFK’në që po mundohet t’iu hedh sy, pasi që shumat e parave të ndara janë qesharake sipas tyre. Klubi mitrovicas ka theksuar se klubet kosovare kanë shpenzime mujore prej 50 mijë deri në 100 mijë euro.



