Opinionistja Elena Uka ka folur ndaj mënyrës se si Lëvizja Vetëvendosje e ka trajtuar operacionin e kërkimit nga FSK-ja, për trupin e 33-vjeçarit që dyshohet se është hedhur nga ura në liqenin e Ujmanit.
Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Uka tha se nëse ajo do të ishte familjare e viktimës, do ta padiste Qeverinë në detyrë për fushatën që e quajti të papërshtatshme.
“Unë, po të isha familjare e atij të ndjerit, seriozisht do ta padisja Qeverinë në detyrë. Sepse këta kanë bërë fushatë, kanë bërë nxitje për një lokacion që nuk është i paraparë me kërcime në atë portë”, tha Uka.