2.2 C
Mitrovice
E shtunë, 21 Shkurt, 2026

Rasti i rrallë në Kosovë, flet nëna që lindi foshnjën afër 6.5 kilogramë

Sot në Klinikën e Gjinekologjisë një grua nga Drenasi lindi foshnjën me peshë rreth gjashtë kilogramë e gjysmë.

Ajo tha se i gjithë procesi i lindjes i shkoi mirë.

“Kjo është hera tretë që bëhem nënë dhe po ndihem mirë. Dy fëmijët e tjerë kanë pas peshë më të vogël, njëri 3 kilogram e gjysmë dhe tjetri 4 kilogramë e 300 gramë ndërsa sot kam lindur fëmijën me peshë 6 kilogram dhe 390 gram”, tha nëna e foshnjës së porsalindur për klan kosova.



Procesi i lindjes së foshnjës është bërë me anë të prerjes cezariane.

Lindja e një foshnje me një peshë të tillë përbën një rast unik në historinë e Klinikës së Gjinekologjisë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT