4.8 C
Mitrovice
E hënë, 25 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Rasti i dhimbshëm në Lipjan: Shqipdon Aliu u gjet i vdekur në një gropë, vetëm 4 ditë pas vdekjes së babait

Më 14 tetor Shqipdon Aliu nga Lipjani iku nga shtëpia e tij, për të mos u kthyer më. 23 vjeçari u gjet i vdekur dje në një gropë në Gadime, ndërsa sipas familjarëve, i ndjeri kishte ikur nga shtëpia pasi nuk mundi të përballojë sëmundjen e rëndë të babait, i cili po ashtu vdiq rreth katër ditë më parë, shkruan Gazeta Metro.


10 ditë më parë Shqipdon Aliu u largua nga shtëpia e tij, pa ndonjë lajmërim apo gjurmë, ndërsa më 14 tetor familjarët raportuan në polici se ai ishte zhdukur.

Sipas këtyre të fundit, djali i tyre mendohet ta ketë marrë këtë vendim pasi nuk mundi të përballojë sëmundjen e rëndë të babait, i cili po ashtu ndërroi jetë disa ditë më parë.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme, 23 vjeçari u gjet i vdekur në një gropë të gurthyesit në Gadime të Ulët. Ende nuk dihet se a ka qenë rënie aksidentale, apo vetëvrasje.

Rastin për Gazetën Metro, e konformoi edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha,

“Me daten 21.10.2019 rreth ores 21:30, në fshatin Gadime e Ultë tè Lipjanit, saktesisht në një grop (te gurthyesi i vjeter), është gjetur nje trup i pajete. Ekipet e nevojshme policore jane ne vendngjarje”, tha Hoxha.

Tutje, ai njoftoi se bazuar në të dhënat, dyshohet se bëhet fjalë për personin e zhdukur më 14 tetor.

“Bazuar ne te dhenat fillestare dyshohet se behet fjale per personin e raportuar te zhdukur me daten 14 tetor. Kane qene informacionet e qytetareve ato qe kane ndihmuar policine te gjejne vendodhjen e personit, per cka i falenderojme dhe vleresojme bashkepunimin e tyre me Policine e Kosoves”, ka thënë Hoxha./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT