Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka bërë të ditur sot se do të mbështesë kandidaturën e Fatmir Limajt për kryetar të Kuvendit të Kosovës, nëse ky i fundit do të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.
Deklarata e Rashiq u bë pak para seancës së radhës së Kuvendit, e cila përfaqëson përpjekjen e 23-të për konstituimin e tij.
“Nuk kemi biseduar me Kurtin përveç se ka një gatishmëri nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ana e kryeministrit që unë të jem pjesë e qeverisë dhe kjo që e keni thënë është diçka e re për mua, por në politikë është normal që të ketë ndryshime të opsioneve ose planeve, ose ministrave. Deri në këtë moment jo se a është i njoftuar nëse ka një propozim të ri sot për kryeparlamentar. Po, po do e votoja Fatmir Limajn për kryeparlamentar”, shtoi ai.