Votat me postë të tërhequra nga ambasadori i Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj, po raportohet nga mediat se nuk do të numërohen.
Zarfet me vota që u tërhoqën nga posta në Zagreb në kundërshtim të plotë me procedurat e KQZ-së, nuk do të numërohen nga ky institucion.
Demokracia.com ka mësuar ekskluzivisht nga burime brenda KQZ-së se këto zarfe nuk do të numërohen pasi që ato janë tërhequr pa përfillur procedurat.
“Tërheqja e këtyre zarfe jashtë çdo procedure dhe ato nuk do të numërohen”, ka thënë ky burim.
Janë 30 zarfe me vota dhe dyshohet se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është i përfshirë në transportimin e kundërligjshëm të tyre.
Lajmi doli në media në 6 shkurt, pak ditë para zgjedhjeve.
Në një takim online të organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) me përfaqësuesit diplomatikë të Kosovës në botë, vetë ambasadori Berishaj ka konfirmuar hapur se ka ndërhyrë në procesin e administrimit të votave të diasporës.