Mediumi ATV ka raportuar se Serbia ka kthyer prapa në Kosovë zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi që ishte nisur në vizitë dyditore në Beograd.
Mediumi këtë lajm e ka dhënë përmes një videoje ku pretendohet të jetë eskorta e zëvendëskryeministrit Bislimi.
Nacionale ka kontaktuar Qeverinë e Kosovës për të marrë informacione në lidhje me rastin, por deri tash nuk ka marrë përgjigje.
Liberalizimi 13 tetor / Bislimi për liberalizimin e vizave: Asnjë shtet nuk ka pasur hezitime, lidhja me ETIAS përbën kusht të ri
Bislimi ishte nisur në një vizitë dyditore në Beograd.
Më poshtë keni edhe linkun e asaj që pretendohet të jetë kthimi prapa i zëvendëskryeministrit Bislimi.