-2 C
Mitrovice
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025
spot_img

Raportohet se Lumir Abdixhiku do të paraqesë dorëheqjen në Kuvendin e LDK’së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, raportohet se do të paraqesë dorëheqjen pas rezultatit të dobët në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Kështu ka mësuar Insajderi nga burime brenda LDK-së.

Sipas këtyre burimeve, Kuvendi i LDK-së pritet të mbahet javën e dytë të janarit, ku edhe do të parashtrohet zyrtarisht dorëheqja e Abdixhikut.

LDK në këto zgjedhje ka shënuar rënie të ndjeshme, me rreth 52 mijë vota më pak krahasuar me zgjedhjet e kaluara, duke humbur pesë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Abdixhiku, në një konferencë për media të dielën pas zgjedhjeve i pyetur nga gazetarët nëse po e konsideron edhe dorëheqjen nga posti i kryetari, tha se “natyrisht” që kjo do të diskutohet në Kuvendin e partisë, për të cilin tha se e ka thirrur menjëherë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT