17.1 C
Mitrovice
E martë, 7 Prill, 2026

Raportohet se KFOR-i ka deminuar e më pas edhe larguar mjetin e pashpërthyer nga KKZ-ja

KFOR-i duket ta ketë deminuar e më pas edhe larguar mjetin e pashpërthyer që dyshohet të ketë qenë brenda zyreve të KKZ-së në veri.

Të paktën kështu raportojnë gazetarët e Nacionales, që duke u thirrur në informacione jozyrtare kanë thënë se mjeti tashmë është larguar.

Gjithashtu, atë që kanë mundur ta konfirmojnë është fakti se KFOR-i tashmë është larguar nga vendi i ngjarjes.

Mbetet të shihet orëve të ardhshme nëse do të ketë lëvizje të reja në këtë pjesë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT