Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, LDK-ja e Lumir Abdixhikut po mundohet të sjellë figura të njohura në parti, duke përfshirë edhe analistë të rregullt të studiove televizive.
Dyert e Lidhjes Demokratike të Kosovës, siç duket do të mbesin ende të hapura për aderime të reja në këtë parti.
Vetëm gjatë kësaj jave, në LDK aderuan Festim Kabashi e Ermal Sadiku.
Burimet e Periskopit bëjnë të ditur se tre analistë ia kanë mësyer LDK-së. Sipas të të njëjtave burime, bëhet fjalë për ish-deputetin e VV-së, Visar Ymerin.
Po ashtu dhe profesori Rrahman Paçarizi pritet t’i bashkohet kësaj partie. Derisa, në të njëjtën rrugë është edhe analisti tjetër i njohur, Agon Maliqi.
Njerëz që mendojnë se janë mbi të gjithë. Që këta janë Zoti dhe vendosin për të gjithë ne të varfërit.






