Një përleshje fizike raportohet të ketë ndodhur në objektin e Universitetit të Mitrovicës.
Kjo është raportuar nga mediat lokale, ku thuhet se zyrtarët e këtij universiteti janë rrahur mes vete.
E sipas këtyre raportimeve kjo nuk është hera e parë që një përleshje e tillë ndodhë pikërisht në këtë Universitet.
Edhe më herët profesorët e këtij universiteti ishin rrahur, për shkak të një mosmarrëveshje që kishin patur rreth shfrytëzimit të sallave.
Në disa prej rasteve kishte ndërhyrë edhe Policia e Kosovës, ndërsa për rastin e fundit nuk janë dhënë detaje shtesë nga njësitë policore.