Raporti i fundit i Progresit nga Komisioni Evropian vlerëson se Kosova ka bërë disa hapa përpara drejt zhvillimit të një ekonomie tregu funksionale, por mbetet ende “në fazë përgatitore” dhe me sfida të shumta strukturore.
Komisioni thekson se Kosova vazhdon të përballet me probleme në menaxhimin e investimeve publike, me një bazë të ngushtë tatimore dhe me mbikëqyrje të dobët të ndërmarrjeve publike. Po ashtu, përfitimet sociale mbeten të shpërndara pa targetim të duhur, duke ndikuar në efikasitetin e shpenzimeve publike.
Në tregun e punës, ndonëse janë shënuar rritje të punësimit, pjesëmarrja në forcat e punës mbetet e ulët, papunësia e lartë dhe hendeku gjinor në punësim mbetet i thellë./nacionale






